MENU
klinika

Ja me kë mund të bëj koalicion

Marrëveshje me Ramën për t’u bërë Presidente? Topalli: Kam komunikuar vetëm njëherë

29.10.2020 - 21:56

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë intervistës në Euronews Albania u përgjigj mbi teoritë që qarkullojnë ditët e fundit se ajo ka marrëveshje me kryeministrin, Edi Rama për t’u bërë president pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Znj. Topalli tregoi se gjithçka është shumë larg të vërtetës dhe theksoi se me Ramën ka pasur vetëm një komunikim të vetëm që nuk ka pasur të bëjë me politikën.

“Nuk kam asnjë komunikim me Edi Ramën, kam pasur komunikim vetëm njëherë kur kishte një rast të një fatkeqësie shumë të rëndë në qytetin tim dhe një familje më kërkoi që të ndërhyrja për të zgjidhur një problem dhe me sa kam digjeni ai i është përgjigjur familjes që kishte problemin. Më vjen shumë keq që janë aq larg të vërtetës”, znj. tha Topalli.

Për sa i përket koalicioneve që mund të bëjë pas zgjedhjeve, Topalli tha se nuk e përjashtonte mundësinë për të bashkëpunuar me forcat e tjera të djathta.

“Asnjëri nuk ka luksin për të refuzuar tjetrin përballë tre njerëzve që mbajnë peng 3 milionë shqiptarët. Nuk është momenti për të parë defekte por është shansi për ti dhënë mundësi vendin qe të mos rrëshqasë më tej”, tha ajo.

Topalli tha se, beteja e saj është kundër Ramës, Bashës dhe Metës dhe shtoi se krijimi i forcës së saj është të ndihmojë demokratët të vijnë në pushtet dhe jo e kundërta.

“Probabiliteti dhe sondazhe flasin se mund ta marri përsëri Rama dhe kjo do të ishe fatale për vendin”, deklaroi ajo.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin