MENU
klinika

Axhenda e takimit Rama-Hoti

14 marrëveshjet që priten të firmosen sot

02.10.2020 - 08:41

Ditën e sotme (2 tetor) do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës në Tiranë dhe jo në Shkodër siç ishte paralajmëruar më herët.

Takimi do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve në orën 11:00. Në takimin e qeverive priten të nënshkruhen 14 marrëveshje. Shumë prej tyre janë marrëveshje ekonomike duke filluar nga shmangia e tatimit të dyfishtë mbi të ardhurat si dhe një marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrisë së Financave dhe Ministrise së Ekonomisë dhe Punësimit.

Gjithashtu në fokus është dhe një marrëveshje mbi përballimin e situatës me koronavirus si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë dhe transportin.

Më herët ishte parashikuar të zhvillohej më 25 shtator në Shkodër por për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës u shty.

Në takimin e dy qeverive parashikohet të nënshkruhen 3 marrëveshje “të mëdha” të paralajmëruara nga zëvendëskryeministrja e Kosovës.

Albulena Balaj-Halimaj është shprehur për mediat kosovare se bëhet fjalë për Doganën në Durrës, linjën hekurudhore dhe Hidrocentralin që do të ndërtohet në republikën e Shqipërisë për Kosovën.