22.10.2020 - 12:18
Gara brenda Partisë Demokratike për kandidatët potencialë për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, ka përfunduar.
Komisioni ka mbyllur procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, ku në fazën e parë ishin 498 emra kandidatësh të cilët u votuan nga baza në degët e PD.
Ata i kanë dërguar Kryesisë listën përfundimtare me 316 emra, dhe tashmë i takon Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD-së të vendosë për emrat që do të përzgjidhen.