Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias do të zhvillojë nesër një vizitë vendimtare në Tiranë, do të takohet me palën shqiptare për të hapur zyrtarisht dosjen e çështjeve dy-palëshe.
Mediat greke shkruajnë sot se përparësia kryesore e kryediplomatit grek do të jetë marrëveshja për përcaktimin e zonave detare, e cila gjendet prej dy vjetësh në sirtarët e Athinës dhe Tiranës. Bisedimet do të përfshijnë po ashtu përparimin e Shqipërisë në integrimin në Bashkimin Evropian.
Sipas portalit grek “Law and Order.gr”, kjo çështje është në fakt një parakusht për fillimin e procesit të pranimit të Shqipërisë në BE, prandaj Greqia pritet t’ia bëjë të qartë Tiranës se rruga për në BE kalon përmes Athinës.
“Si në Athinë ashtu edhe në Bruksel, askush dëshirojnë t’i japë një çek të bardhë Tiranës në mënyrë që Shqipëria të marrë një pasaportë BE pa u zgjidhur zgjidhja Greko-Shqiptare”, thekson portali.
Në javët e fundit, qeveria greke ka kërkuar me ngulm që bisedimet të rinisin “sa më shpejt të jetë e mundur”. Presioni është në rritje që kur Greqia nënshkroi marrëveshje për përcaktimin detar me Italinë dhe Egjiptin.
Në një intervistë për mediat greke pak ditë më parë ai u shpreh se çështja kërkon që të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Kryediplomati helen ka deklaruar shpreson te rinisja e dialogut mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe zgjidhja e problemeve të vjetra është edhe në interesin e Shqipërisë duke pasur parasysh perspektivën europiane.
Gjithashtu, sipas informacioneve të mediave greke, Dendias do të ketë një seri takimesh me drejtuesit e minoritetit grek.
Por problemi qendror sipas mediave greke mbetet ndërhyrja e Turqisë në bisedimet greko-shqiptare.
“Turqia, e cila ka një ndikim të rëndësishëm në Tiranë, ka bërë përpjekje sistematike për të sabotuar nënshkrimin e marrëveshjes”, shkruan portali “In.Greece”.
Sipas mediave greke, Dendias vizitoi Kosovën javën e kaluar dhe ndër të tjera, u përpoq të pyeste udhëheqësit e Kosovës nëse çështja e ndarjës së detit mund të vazhdojë normalisht me Shqipërinë , pa ndërhyrjen e Turqisë.
Gazeta greke “Ekathimerini” shkruante disa javë më parë se takimi i kryeministrit Edi Rama me Erdoganin para vizitës në Athinë më 16 shtator kishte alarmuar qeverinë greke dhe shumë zyrtarë që besonin se presidenti turk kishte dërguar kreun e qeverisë shqiptare për një ultimatum Greqisë.
“Populli shqiptar parashikon se e ardhmja e tij do të jetë Europa e Bashkuar, dhe jo një model i llojit të Erdogan, dhe as një “Blue Homeland” neo-Osman, të cilin, siç deklaroi ai gjatë një vizite në Tiranë, kufijtë do të arrijnë deri në brigjet e Adriatikut, përfshirë Shqipërinë! Mbi të gjitha, është vetë Rama ai që ka marrë përsipër barrën e udhëheqjes së vendit të tij për në BE dhe në fakt pret të caktohet një datë për fillimin e negociatave me miratimin dhe ndihmën e Greqisë”, shkruante “Ekathimerini”. Prandaj, ai nuk mund të shkelë në dy “anije” që projektojnë deklarata pompoze të tilla si “ne jemi në bashkëpunim strategjik me Greqinë dhe Turqinë”. Në një moment, ai do të përballet me dilemën “e Europës së Bashkuar ose me Turqinë?” dhe do të duhet të vendosë se anën e kujt do duhet të mbajë.(si)