MENU
klinika

Nesër ministri i Jashtëm grek vjen në Tiranë

Mediat greke: Vizita vendimtare, ja për çfarë do të diskutohet!

19.10.2020 - 08:41

Mediat greke e konsiderojnë si vendimtare vizitën në Shqipëri të ministrit të Jashtëm Nikos Dendias. Gjatë ditës së nesërme, ministri Dendias do të takohet me homologun e tij shqiptar, ku do të diskutohet për zonën ekonomike ekskluzive midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Po ashtu, mediat në Greqi shkruajnë se në qendër të diskutimeve do të jetë çështja e kufirit detar, e mbetur pezull që nga viti 2009, kur dy vendet nënshkruan marrëveshjen, por që më vonë u anulua nga Gjykata Kushtetuese shqiptare.

Javën e kaluar, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias zhvilloi edhe një vizitë në Kosovë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ndoqëm zhvillimet në parlamenin grek, është një e drejtë që buron nga konventa ndërkombëtare"

“Greqia do të zgjerojë kufirin detar”, reagon MEPJ

A do të preket hapësira e Shqipërisë?

Greqia dhe Italia marrëveshje për zgjerimin e kufirit detar