MENU
klinika

Deri më 31 janar të vitit të ardhshëm?

Mediat italiane: Italia po planifikon të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme

01.10.2020 - 14:20

Italia po mendon të zgjasë deri më 31 janar të vitit të ardhshëm gjendjen e saj të jashtëzakonshme mbi krizën si pasojë e pandemisë COVID-19, shkruajnë mediat e vendit fqinj. Gjendja emergjente, e vendosur të skadojë në mes të tetorit, i jep qeverisë fuqi më të mëdha, duke lejuar zyrtarët të anashkalojnë më lehtë burokracinë që shkatërron shumë vendimmarrje në Itali.

Gazetat Il Messagero dhe Corriere della Sera thanë se një takim kabineti diskutoi çështjen.

“Nuk është zyrtare akoma .. ndërsa në fillim (qeveria) foli për shtyrjen e saj përsëri në 31 dhjetor, gjatë takimit (qeveria) konsideroi të shkonte përtej fundit të vitit, duke pasur parasysh që bashkëjetesa me virusin është e destinuar për të vazhduar për një kohë të gjatë”, ka shkruar Il Messaggero.

Italia deri më tani ka raportuar mbi 315 mijë persona të infektuar me COVID-19 gjersa kanë vdekur 35,894 njerëz.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç'mendon njeriu që formoi BE-në?

‘Mikrobi është kthyer në Evropë…’