MENU
klinika

A do ulë palët në një tryezë?

Meta çon në Venecia ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Ja 8 pyetjet që i kam dërguar

26.10.2020 - 13:18

Presidenti Ilir Meta ka paraqitur pyetjet që i ka drejtuar Komisionit të Venecias për ndryshimet në kodin Zgjedhor.

“Për një opinion urgjent mbi procesin e ndryshimit të njëanshëm të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, pas paraqitjes së një kërkesë zyrtare të opozitës dhe në funksion të shmangies së një krize tjetër, iu drejtua komisionit për të dhënë në kushte emergjent

A mund të ndryshon në mënyrë të njëanshme rregullat që lidhen me transformimin e votave pasi të ketë filluar procesi zgjedhor. Sa e rëndësishme është njohja e ligjit për konkurrentët mjaftueshëm para zgjedhje.

Nëse rregullat që kanë të bëjnë në transformimin e votave në mandate, ndryshohet shumë afër zgjedhjeve, a dëmtojnë apo ndikojnë këto ndryshime qëndrueshmërinë e ligjit?

A e komptomentojnë këto ndryshime procesin zgjedhor dhe stabilitetin politik.

A shkelet parimi i garancive procedurale nëse ndryshime të tilla bëhen në mungesë të një Gjykate Kushtetuese?

A kishte ndonjë nevojë shtrënguese për t’i modifikuar në mënyrë të njëanshme.

A është kandidimi i kryetarit në 4 qarqe sipas standardeve europiane

A pengojnë rregullat aktuale, futjen e listave të hapura për votuesit

Nëse miratohen lista të hapura, ndërkohë që koalicionet mbeten njësoj, a do ishte legjislacioni shqiptar me BE?

Duke patur në konsideratë situatën cila do të ishte zgjidhja e mundshme”, tha Meta.

Presidenti e ka përjashtuar si mundësi që të ulë në një tryezë palët politike bë vend për të diskutuar për Kodin Zgjedhor. Kjo sepse sipas tij, detyra e vetme e tyre është respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit.

“Meta nuk ka çfarë takimi të zhvillojë se marrëveshja është firmosur më 5 qershor dhe ka një detyrë të gjithë, duhet ta respektojmë, dhe unë po e respektoj duke kërkuar reflektim. Se si do të reagojë mazhranca apo kuvendi një partiak është punë e tyre, presidenti do të votojë gjithnjë në lartësinë e detyrës. Ka zero mundësi që në zgjedhjet e 25 prillit populli opozitar të mos përfaqësohet në Shqipëri”, tha Meta.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!