Presidenti Ilir Meta ka komentuar nga Elbasani marrëveshjen politike të 5 qershorit, duke thënë se ka ende kohë për reflektim mbi miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
“Nuk dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi. Kam ardhur vetëm për të vizituar Qendrën kaq të rëndësishme që funksionon kaq mirë dhe që duhet të jetë shembull në gjithë vendin.
Qëndrimi im është për një bashkëjetesë qytetare tolerancë evropiane dhe sipas gjithë traditave që kemi dhe natyrisht sa i përket zgjedhjeve është një shqetësim i yni dhe BE.
Të punojmë të gjithë në shërbim të kësaj bashkëjetese, ka kohë për të reflektuar për Shqipërinë Evropiane pavarësisht vështirësive që duhet të përballojmë.
Elbasani ka qenë dhe do mbetet djepi i patriotizmit, atdhedashurisë, arsimit shqiptar, intelektualeve dhe do t’u ofrojë një të ardhmen të shkëlqyer të rinjve dhe gjithë qytetarëve dhe për këtë duhet kontributi i të gjithëve”, u shpreh Meta.
Ai e bëri këtë deklaratë nga qyteti i Elbasanit, ku ishte i ftuar Klerikët e Komitetit Ndërfetar të Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan, prej ku bërë thirrje që të gjithë shqiptarët duhet t’i shpallin luftë largimit të të rinjve dhe shqiptarëve nga vendi.
“Duhet të jenë të bashkuar dhe kjo kërkon forcimin e bashkëjetesës. Jam sot në Elbasan ku komunitetet janë shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit në interes të forcimit të bashkëjetesës, diversitetit dhe edukimit rinjve me ndjenjat patriotike, atdhetare dhe tolerancës pavarësisht besimeve.
pim më shumë qetësi dhe siguri vendit aq më tepër Elbasanit që ka pasur probleme me sigurinë për një të ardhme më të mirë në Elbasan dhe gjithë Shqipërinë. Kjo është e vetmja mënyrë që ne të realizojmë ëndrrën e gjithë shqiptarëve, që Shqipëria të jetë si gjithë Evropa pikërisht duke arritur standardet Evropiane”, tha Presidenti.
Kreu i shtetit gjithashtu më parë duke dekoruar heronjtë e rënë në luftën e dytë botërore nga Tirana dha mesazhe të forta ndaj mazhorancës.
“”Prej lufte veç ai largohet, Që është lindur tradhëtor, Kush është burrë nuk frigohet, Por vdes, por vdes si një dëshmor!” Kur flasim për vetëmohimin, trimërinë e heroizmin partizan dhe të luftëtarëve për liri, padyshim Heronjtë e Kodrës së Kuqe, Vojo Kushi, Sadik Stavileci, Xhoxhi Martini dhe Muharrem Llanaj zënë vendet e nderit në Luftën e popullit tonë kundër bishës nazi-fashiste!”, shkruante presidenti në rrjetet sociale.
Më tej ai shrerhet se “Ata luftuan në krah të njëri-tjetrit, duke u shndërruar në Heronj Legjendarë dhe frymëzues të përjetshëm në betejat për liri, pasi shpalosën para gjithë botës virtytet më të arrira të shqiptarit si atdhedashuria, burrëria, besa e trimëria. Të rrethuar, ata bënë një luftë të pabarabartë, kundër qindra fashistëve e xhandarëve të armatosur gjer në dhëmbë.
Për Vojon, Sadikun, Xhoxhin, por edhe Muharremin nuk kishte mbetur rrugë tjetër veç t’i qëndronin Himnit Kombëtar dhe të qëndronin si burrat deri në pikën e fundit të gjakut.
Për rolin e shquar në mbrojtje të lirisë së Atdheut, shembull frymëzimi për të gjithë gjeneratat e reja, pata sot nderin të vlerësoj Heronjtë dhe luftëtarët legjendarë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Vojon Kushin, Sadik Stavilecin e Xhoxhi Martinin me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, si dhe Muharrem Llanaj me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”.