MENU
klinika

23 ndeshje radhazi pa humbje

Milan fantastik, theu rekordin 90 vjeçar

30.10.2020 - 15:58

Milan është skuadra e momentit në Europë. Kuqezinjtë i kanë bërë një start spektakolar sezonit 2020-2021. Fitorja në Europa League përballë Spartës së Pragës me shifrat 3-0, jo vetëm i dha kreun e grupit H, por zgjati ecurinë fantastike të ekipit të Stefano Pioli.

Skuadra e di se çfarë duhet të bëjë në fushë dhe si t’i lexojë ndeshjet. Duhet ta pranoj, bëhet gjithnjë e më e vështirë të zgjedhësh titullarët, pasi të gjithë po bëjnë mirë. Djemtë punojnë në një mënyrë kaq të unifikuar dhe kjo më bën shpesh me dhimbje koke” – u shpreh Pioli.

Milan ka plot 23 ndeshje pa humbje dhe Pioli duhet se ka gjetur ritmin e duhur. Nga këto 18 kanë qënë fitore dhe vetëm 5 janë mbyllur në barazim. Jo vetëm kaq. Milan ka një sulm të frikshëm, pasi në 12 sfidat e fundit, ka shënuar të paktën 2 gola, statistikë që nuk e arrinte prej vitit të largët, 1929-1930.

Një faktor kyç i këtij Milani është se skuadra nuk ka një pikë referimi në sulm, pasi te kuqezinjtë shënojnë të gjithë. Mbreti Zlatan Ibrahimovic, i cili është edhe goleadori deri në këtë pikë të sezonit ka shënuar 7 gola në të gjithë kompeticionet.

Përveç suedezit, te Milani shënojnë të gjithë. Plot 11 lojtarë kanë gjetur fundin e rrjetës dhe kjo u tregua edhe në duelin e Europa League, ku shënuan 3 të ndryshëm. Milani i dikurshëm duket se po rikthehet, të paktën statistikat të lejojnë ta besosh një gjë të tillë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN