Ndërkohë që sot pritet të shkojë në Kosovë ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias një alarm për bombë ka ngritur në këmbë policinë e këtij shteti.
Policia e Kosovës ka bllokuar qarkullimin afër ndërtesës së Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës pasi dyshohet për lëndë eksplozive.
Në këtë pjesë janë vendos shirita të sigurisë dhe është ndaluar qarkullimi i automjeteve.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe zjarrfikësit. Nga Policia nuk ka ende informacion zyrtar.
Kryediplomati grek arrin në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në orën 9:00, ku do të pritet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj – Stublla.
Para mbërritjes se ministrit grek kryediplomatja kosovare Haradinaj – Stublla do të ketë një prononcim të shkurtër për media.
Në ora 9:30 ministri grek do të pritet nga kryeministri Avdullah Hoti, ndërsa në ora 11:00 do të pritet nga ministrja e Jashtme Haradinaj – Stublla.