MENU
klinika

Zbulohet qëndrimi zyrtar i Holandës për integrimin në BE

Ministri i Jashtëm tha se nuk ka negociata me Shqipërinë

08.10.2020 - 16:21

Ambasada hollandeze ka reaguar për integrimin e Shqipërisë në BE pasi ministri i Jashtëm holandez Stef Blok u tha deputetëve në Hagë se do të kërkojë ndarjen e Shkupit nga Tirana.

Sipas tij, vetëm Maqedonia e Veriut ka plotësuar kushtet që të hapë negociatat në muajin Dhjetor.

Por në reagimin e ambasadës hollandeze thuhet se paketa e zgjerimit do të diskutohet në Nëntor në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme ndërsa pritet që në javët në vijim, qeveria holandeze t’i dërgojë një vlerësim të paketës Parlamentit Europian.

Reagimi i plotë:

Sikurse është rënë dakord me Parlamentin, Qeveria Hollandeze është angazhuar të përditësojë rregullisht parlamentin sa i takon çështjes së zgjerimit të BE-së.

-Diskutimet e djeshme në parlament ishin pjesë e këtij angazhimi.

-Dje, parlamenti hollandez diskutoi shkurtimisht një letër që Ministri i Jashtëm Blok i pati dërguar parlamentit në dt 4 Shtator. Letra i referohej draftit të kuadrit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shpërndarë nga Komisioni Europian në datën 1 korrik dhe që së fundmi po diskutohet në Bruksel.

-Në datën 6 Tetor, Hollanda gjithashtu mori paketën vjetore të zgjerimit të publikuar nga Komisioni Europian, pjesë e të cilës është dhe raport progresi për Shqipërinë për 2020.

-Si zakonisht, qeveria hollandeze do t’i dërgojë një vlerësim të kësaj pakete parlamentit në javët në vijim. Kjo do të vijohet nga një debat sipas procedurave parlamentare.

-Do të jetë takimi i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në nëntor ku do të diskutohet paketa e zgjerimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbardhet raporti i KE për Shqipërinë

Komisioneri për Zgjerim del me mesazhin e rëndësishëm

Viti 2020 vendimtar për fatin e Ballkanit

“Jam optimist për hapjen e negociatave me Shqipërinë”


“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit