MENU
klinika

Pse ta mbajmë kudo?

Mjeku Kalo shpjegon funksionin e maskës për parandalimin e infektimit me Covid

19.10.2020 - 10:01

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në rubrikën e pyetjeve të ngritura nga qytetarët për vendimin e mbajtjes së maskave mbrojtëse në të gjitha ambientet, ka publikuar mesazhin e doktorit të njohur Prof. Tritan Kalo.

Prof. Tritan Kalo thotë se një nga mënyrat për pakësuar rrezikun e infeksionit është mbajtja e një maske ose e një mbulesë për hundën dhe gojën.

“Problemi është për të mbyllur mundësinë e përhapjes së infeksionit në popullatë. Dhe një nga këto mënyra për të mbyllur, ose për të pakësuar rrezikun e infeksionit, është pikërisht mbyllja e hyrjes së mikroorganizmit që quhet Sars-Cov 2 në rrugët tona të sipërme respiratore dhe mbajtja e një maske ose një mbulese të këtyre vijave për të pakësuar sasinë e depërtimit të virusit në organizmin tonë”, thotë Prof. Kalo në mesazhin e tij.

Prof. Kalo ndërsa thekson se është më lehtë të parandalojmë se sa të kurojmë këshillon që maska nuk duhet të mbulojmë mjekrën, por dy vrimat hyrëse të ajrit, siç është hunda dhe goja.