07.10.2020 - 06:45
Moti parashikohet me kthjellime e vranësira deri të dendura, ku më të theksuara do të jenë në jug.
Reshjet e shiut do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe të izoluara kryesisht në jug, deri në orët e mbrëmjes.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi deri 1-8 m/sek, ndërsa në bregdet e vrullshme dhe me rrahje deri 20 m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 3,4 ballë.