Mungesa e një lojtari si Lukaku është ndjerë shumë tek Inter, që bën një hap fals në shtëpi, duke u ndalur 2-2 me Parmën. Zikaltrit madje për pak humbën, pasi barazimi erdhi në limite.
Pjesa e parë është mbyllur pa gola. Me të nisur e dyta, pasim i mrekullueshëm nga Hernani dhe goditje fluturimthi nga Gervinho. Parma ka kaluar avantazh në 46’. Parma dyfishoi në 62’. Gervinho ka kapur përsëri në befasi mbrojtjen zikaltër dhe përsëri nuk ka falur.
Këtë herë, ndryshe nga hera e parë, Inter është kundërpërgjigjet me Brozovic, që ka ngushtuar diferencat pas dy minutash. Më pas janë 2-3 raste të mira për vendasit, që nuk shfrytëzohen. Parma mbrohet me shumë forca.
Për të ardhur në minutën e dytë shtesë, ku Perisic devijon me kokë në portë dhe barazon 2-2. Nuk mund të bënte më shumë Inter në dy minutat e mbetura, mbyllet në barazim.