MENU
klinika

"Gjiknuri pishman për ndryshimet kushtetuese""

Murrizi lë mbledhjen e Këshillit Politik: Po zihen për një letër që do i çojnë ODIHR

01.10.2020 - 12:52

Përfaqësuesi i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi ka lënë mbledhjen e Këshillit Politik pasi thotë se Gjiknuri dhe Bylykbashi po zihen për 1 letër që do i dërgojnë OSBE/ODIHR/

Murrizi thekson se vetëm 20 minuta i diskutua në Këshill teksa vetë ai ka pyetur përfaqësuesin e OSBE, që i ka konfirmuar se nuk ka ndonjë normë nëse letra duhet të jetë firmosur nga 3-4 anëtarë që t’i dërgohe selisë në Varshavë.

Për më tepër Murrizi thotë se ndryshimi i kushtetutës nuk ka kthim, dhe se të dyja palët, si mazhoranca dhe opozita jashtëparlamentare janë bërë pishman, e para për miratimin dhe e dyta se nuk kontribuoi në momentin kur duhet.

Ai siguron se nuk ka për të pasur një miratim të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor me trafikim votash apo klering.

‘’Prej 2 orësh është diskutuar 20 minuta, pjesën tjetër rri kot edhe shi veten në sy. U ka ngel sharra në gozhdë. Është bërë Damiani pishman për 30 korrikun.

Është bërë pishman dhe opozita pse nuk kontribuoi, por nuk e ribën dot.Listat e hapura dhe propozimi i kandidatëve nuk i ndërron as ky këshill, dhe as gjithë këshillët.

Ose me 28 firma.

I thashë po ju lë në çlirësinë tuja, po zihen për një letër, e firmosin 4 veta apo 3 për të shkuar në OSBE. Pyeta përfaqësuesin e OSBE, a ka mekanizëm bllokues. Tha që letra duhet t’i shkojë ODIHR në Poloni, dhe tha nuk kemi ndonjë normë.

Mos kenë një herezi për r’iu drejtuar, sepse për çdo problem në 2 vite i janë drejtuar Venecias. Nëse sebepi është vetëm firmosja e një letre, a është mirë siç thotë Damiani, apo siç thotë Oerdi. Nuk e meritojnë të ngelen peng shqiptarët për një letër.

Nuk e di pse heshtin kanë 7-6 muaj. Hallet i kemi të veçanta. Gjiknuri ka hall të rrijë në pushtet,Bylykbashi të rrijë. Unë kam hall të çoj në fund ëndrrën e nisur në dhjetor ’90.

Për të zgjedhur shqiptarët deri në 2008 kanë nisur. Me këtë lloj koalicionesh s’kam qejf të bëj koalicion me asnjë nga këta. PS është bërë pishman, po s’ka tjetër, Kushtetuta nuk është makinë Fiat Punto, që kur ke bllok do ikësh mbrapa. Ose ta çbëjnë, ose t’i drejtohen sovranit çfarë Kushtetutë duan.

Jam shumë dakord t’i drejtohen kujt të duan, edhe Kinës po të duan. BRSS, Indisë, jo më OSBE ku jemi anëtarë. I madhi fare i Damianit është kryetar aty.

Asnjëlloj propozimi i PS nuk e rrëzon dot Kushtetutën. Po qe se janë kaq rehat le ta votojnë nëse na kanë përdorur ne. Këta të Bllokut e kanë mësuar vonë se sa peshon Kushtetuta.

PS ka 74 vota, nuk do bëhet Kod Zgjedhor me klering apo trafikim.’’- tha Murrizi.