MENU
klinika

Mesazhi i Presidentit

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ “Ka ende kohë për reflektim, të gjithë janë të…”

07.10.2020 - 13:17

Pas miratimit të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka dhënë mesazhin nga Elbasani se ka ende kohë për reflektim.

Para gazetarëve, Presidenti Meta preferoi të shfaqej i qetë duke u shprehur në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë për këtë çështje. Sipas tij të gjithë janë të shqetësuar për zgjedhjet, përfshirë edhe BE i cili mezi pret çeljen e negociatave.

Presidenti ftoi të gjithë aktorët të jenë bashkëpunues dhe të kontribuojnë për një shqipëri Europiane.

“Sa i takon cështjes së zgjedhjeve, meqë e keni me shumë shpejtësi dhe me të drejtë, është një shqetësim i përgjithshëm në vendin tonë dhe i vetë BE, i cili mezi pret çeljen e negociatave dhe plotësimin e disa detyrimeve. Le të punojmë të gjithë në shërbim të kësaj bashkëjetese, ka ende kohë për të reflektuar që secili do të jetë pjesë e kontributit të Shqipërisë Evropiane që është jo vetëm një objektiv, por do të jetë një realitet i pashmangshë, pavarësisht sfidave dhe vështirësive”, tha Meta

Edhe një herë presidenti Meta u shpreh i shqetësuar për largimin e të rinjve nga vendi dhe kërkoi prej organeve kompetente të ofrojnë siguri në mënyrë që shqiptarët ta gjejnë qetësinë në Shqipëri. Këto deklarata Presidenti i bëri pasi ishte i ftuar nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan.

“Gjithë shqiptarët duhet t’i shpallin luftë largimit të të rinjve. Kjo kërkon forcimin e bashkëjetësës në vendin tonë në cdo komunitet. Unë sot jam në Elbasan sepse komunitetet dhe besimet në Elbasan janë shembull i bashkëpunimit.

Duhet ti japim më shume qetësi vendit, aq më tepër Elbasanit, i cili vuan nga problemet e sigurisë. Ti japim më shumë besim të rinjve për një të ardhme më të mirë këtu dhe të prekshme në një të ardhme të afërt. Kjo është e vetmja mënyrë që ne të realizojmë ëndrrën e të gjithë shqiptarëve që Shqipëria të jetë si gjithë Evropa”, tha Meta.meta

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shtatori 'i nxehtë' i politikës shqiptare

Gjykata Kushtetuese do të jetë në fokus të debatit