MENU
klinika

E reja në përputhje me direktivën europiane

Ndryshon leja e qarkullimit për automjetet në Shqipëri

20.10.2020 - 17:01

Automjetet në Shqipëri do të kenë së shpejti një leje të re të qarkullimit. Urdhëri i ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku parashikon që leja e re e qarkullimit të jetë në përputhje me direktivën Europiane 1999/37/EC të vitit 1999.

“Leja e re e qarkullimit do të jetë e baras-vleshme me certifikatën e pronësisë.

Prodhimi dhe plotësimi i lejes së re të qarkullimit të bëhet sipas rregullores së hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor” shkruhet në urdhër.