MENU
klinika

Detajet

Nënshkrimi me Covax/ Një person do marrë dy doza, 570 mijë njerëz do marrin vaksinën në Shqipëri

22.10.2020 - 11:54

Sipas projektligjit për blerjen e vaksinës anti-covid që u depozitua sot në kuvend, vaksina e Covax do të jetë e aksesueshme për 20 përqind të popullsisë.

Qëllimi fillestar është që të ketë 2 miliardë doza në dispozicion deri në fund të vitit 2021, të cilat duhet të jenë të mjaftueshme për të mbrojtur njerëzit me rrezikshmëri të lartë kontaminimi, si dhe punonjësit e vijës së parë të kujdesit shëndetësor, sqarohet në projektligj.

Më tej aty shpjegohet se: “dozat totale të pjesëmarrësit”, janë 1 140 000 (një milion e njëqind e dyzet mijë), të cilat mbulojnë 20 % të popullsisë. Shuma totale është 3 990 000 (tre milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë mijë) dollarë amerikanë.

Për shkak të urgjencës që paraqet blerja e vaksinës kundër COVID-19, Këshilli i Ministrave propozon që marrëveshja të kalojë për shqyrtim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë me anë të procedurës së përshpejtuar.

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës