MENU
klinika

Ardian Bujupi në Shqipëri

Një bashkëpunim me reperin e njohur?

10.10.2020 - 19:49

Nuk ka nevojë për hyrje të veçanta sepse të gjithë e vërtetuam këtë verë se Ardian Bujupi është djali i surprizave.

Ditën e sotme ai është rikthyer në Shqipëri dhe këtë na e ka treguar edhe në rrjetet sociale. Mirëpo, ju e dini se autori i hitit “Modela” kur vjen në shtetin shqiptar ka gjithnjë një arsye të fortë, siç janë për shembull bashkëpunimet.

Dhe e dini me kë ka bashkuar forcat së fundmi? Me Finem.

Ka qenë reperi ai që ka ndarë një foto nga takimi i tyre, ku shihet Ardiani, teksa ky i fundit e ka rishpërndarë në profilin e tij.

Është ende herët për të folur rreth detajeve të tilla, si titulli, apo data e publikimit, por me siguri do jetë një super hit!

Këtë verë Ardiani në fakt ka qenë shumë aktiv me këngë të reja.

Si fillim solli “Panorama” në bashkëpunim me Xhensila Myrtezajn që bëri namin dhe numëron miliona klikime.

Disa javë më parë ai solli Reggaeton, një këngë ritimike dhe tipike verore, teksa më 28 gusht ai publikoi “Të dua” në bashkëpunim me Mudi.

Së fundmi ka lançuar edhe “Juliet” një këngë shumë e bukur dashurie, teksa ne jemi në pritje të publikimit të “Zarar”.