MENU
klinika

Gjermania shënon 30 vjet nga ribashkimi

‘Një moment përcaktues për Gjermaninë, Europën dhe botën’

03.10.2020 - 18:06

Gjermania shënoi të Shtunën 30 vjetorin e ribashkimit, por festimet janë ‘zbutur’ për shkak të pandemisë së koronavirusit. Vendi u ribashkua në 3 Tetor 1990, pas katër dekadash të ndarjes së Luftës së Ftohtë me Gjermaninë Lindore – nën sunduesit komunistë – duke iu bashkuar republikës federale perëndimore gati një vit pas rënies së Murit të Berlinit dhe pjesës tjetër të kufirit të fortifikuar midis dy shteteve.

Kancelarja Angela Merkel, e cila u rrit në Gjermaninë Lindore, i tha parlamentit në fillim të kësaj jave se vendi “ka arritur shumë në 30 vjet”. “Ne kemi arritur të zvogëlojmë ndjeshëm ndryshimet në kushtet e jetesës midis Gjermanisë lindore dhe perëndimore,” vazhdoi ajo. “Por ndryshimet strukturore mbeten”. “Përpjekje të mëtejshme janë të nevojshme,” shtoi ajo.

Ajo gjithashtu pranoi se festimet “do të jenë më të qeta se sa me të vërtetë do të meritonte rasti”.

Thelbi i festimeve të së Shtunës është një ceremoni në Potsdam, pak jashtë Berlinit, e udhëhequr nga Presidenti Frank-Walter Steinmeier, me 230 të ftuar – rreth një e pesta e audiencës që planifikohej fillimisht.

Udhëheqësit europianë gjithashtu do të jenë të pranishëm online. “E ndërtuar mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, ribashkimi gjerman hapi rrugën drejt zgjerimit të Bashkimit Europian,” tha Presidenti i Këshillit të BE Charles Michel në Twitter.

Kancelari austriak celebroi Helmut Kohl, ish-udhëheqësin gjerman Helmut Kohl si “arkitektin e madh të ribashkimit të Gjermanisë dhe Europës”.

Për kreun e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) Jens Stoltenberg, “3 Tetori 1990 ishte një moment përcaktues për Gjermaninë, Europën dhe botën”. “Një Europë e bashkuar dhe një lidhje e fortë transatlantike vazhdojnë të jenë thelbësore për sigurinë tonë sot,” shkroi ai në Twitter.

Kremlini zbuloi se Presidenti rus Vladimir Putin i kishte dërguar urimet e tij Presidentit dhe Kancelarit Gjerman. “Kreu i shtetit rus theksoi se bashkimi i Gjermanisë që ndodhi tre dekada më parë ishte një ngjarje shumë e rëndësishme në historinë europiane. Vladimir Putin gjithashtu rikonfirmoi gatishmërinë e palëkundur të Rusisë për dialog dhe bashkëveprim me partnerët gjermanë mbi çështjet aktuale agjendë “, thuhej gjithashtu në deklaratë.