05.10.2020 - 08:23
Një tjetër mjek ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Bëhet fjalë për mjekun nga Skrapari Esat Pashaj.
Mjeku Pashaj e humbi betejën me Covid në moshën 72-vjeçare.
Doktori ishte shtruar prej 9 ditësh në spitalin në Tiranë dhe ndodhej në terapi intensive.
Dr.Esat Pashaj ishte edhe njëherësh Anëtar i Këshillit Bashkiak Skrapar dhe njëherësh mbante detyrën e Nëndrejtorit të Spitalit Bashkiak Skrapar.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Italiania rrëfehet nga Durrësi
“Babai më ndërroi jetë, por nuk kthehem dot prej Koronavirusit”
'Sot po numëroj bekimet e mia!'