MENU
klinika

Gabriel Garko u përgjigjet të gjitha akuzave!

“Nuk do të më shihni më në televizion!”

12.10.2020 - 15:31

Gabriel Garko ishte ditën e djeshme i ftuar në ‘Non è la D’Urso’ , si një kthim nderi për Barbara D’Urso dhe miqësinë e tyre.

Ylli italian ku u shpreh se nuk do e shohim më në televizion pas kësaj interviste, teksa sqaroi edhe polemikat e krijuara rreth tij kohët e fundit.

Ndër të tjera Gabriel u ndal tek puthja me Barbarën, duke thënë se nuk kishte asgjë të vërtetë dhe si një aktor që është vetëm ka aktruar.

Gjithashtu, ka hedhur poshtë edhe zërat e njerëzve të cilët e akuzojnë se deklarata e tij se është homoseksual është bërë për të tërhequr vëmendje.

Ai shtoi se thjesht e ndjeu se ishte momenti i duhur për t’i treguar botës të vërtetën e tij, por pa bërë shumë specifikime pasi “çdo gjë që ne bëjmë në dhomën e gjumit është pjesë private e jona”.

Lidhur me kritikat për zbulimin e lidhjes që ka patur me Gabriele Rossi, ai është shprehur se ky i fundit e ka autorizuar vetë ta bëjë diçka të tillë.


Gabriel Garko pranoi publikisht para ish të dashurës së tij, Adua de Vesco, se kishte prirje të tjera seksuale dhe se këtë gjë e kishte mbajtur të fshehtë prej vitesh.

Ai gjeti kurajon të pranonte para të tjerëve dhe vetes se për disa vite kishte jetuar vetëm një përrallë në lidhjen e tij me Aduan.

Gjatë transmetimit të Grande Fratello VIP, Garko nuk e tha drejtpërdrejtë se është homoseksual me premtimin se do të zbulonte gjithçka në “Verissimo” përballë Silvia Toffanit.

“Lidhja ime e parë e dashurisë ka qenë me një djalë që quhej Riccardo. Isha në lidhje me të për 11 vite. 14 vite më parë mora një shtëpi larg të gjithëve. Riccardo dhe unë jetonim bashkë, por jetonim një situatë false. Kur miqtë vinin për darkë, në fund të mbrëmjes ai bënte sikur largohej më pas kthehej prapë. Kur dilnim apo shkonim me pushime ishim gjithmonë grup.”


Pak ditë më parë, aktorja e njohur Eva Grimaldi, e cila ka bashkëjetuar për tetë vite me aktorin, ka treguar detaje nga marrëdhënia e tyre.

Në një intervistë për “Chi”, ajo tha se ata ishin një çift, por e vetmja gjë që mungonte ishte marrëdhënia seksuale.

“Historia jonë lindi katërmbëdhjetë vjet më parë. Nuk kishte kurrë seks, ai kishte nevojë për mua dhe unë gjithmonë e mbrojta atë. Por ekziston një dashuri e thellë që na lidh, edhe sot, dhe që shkon përtej sferës fizike … unë do të doja edhe të isha martuar ose do të kisha një fëmijë me të.”

Javën që lamë pas , mediat italiane kanë zbuluar edhe identitetin e të dashurit aktual të aktorit.

Ata janë fotografuar së bashku gjatë një mbrëmjeje me mikeshat e Gabrielit, aktoren Eva Grimaldi dhe partneren e saj, Imma Battaglia.

Gaetano Salvi, 23-vjeç, është emri i të riut që i ka marrë zemrën Gabrielit.

Ai është nga Napoli dhe punon në aeroportin e Malpensa-s. Nuk dihet ende se sa kohë kanë me njëri-tjetrin, por edhe Gaetano është tepër simpatik.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gaetano Salvi (@gaetano.salvi) on