MENU
klinika

Lufta e Kosovës

“Pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve, s’ka marrëveshje”

20.10.2020 - 11:16

Pa kapitullin për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, nuk mundet dhe nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë, kanë deklaruar zyrtarët e Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur në Kosovë.

Deklaratat e tilla janë bërë gjatë mbledhjes të së hënës të këtij Komisioni. Por, përfaqësues të Fondit për të Drejtën Humanitare si dhe të shoqatës “Zëri i prindërve”, qendër kjo e familjarëve të personave të pagjetur në Kosovë, kanë ngritur dyshimin se a do të zgjidhet fati i personave të pagjetur në rast se nuk do të arrihet marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas deklaratave të palëve në dialogun në Bruksel, çështja e të pagjeturve është njëra prej pikave për të cilën është arritur harmonizimi i qëndrimeve. Por, pa një marrëveshje përfundimtare nuk mund të zbatohet asnjë pikë, veç e veç, për të cilat pajtohen palët, ka deklaruar Kushtrim Gara, udhëheqës i njësisë në kuadër të Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur.

Të njëjtën gjë e ka thënë më herët edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, më 12 tetor, në Kuvendin e Kosovës, në interpelancën lidhur me rrjedhën e deritashme të procesit të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Hoti theksoi se “çdo dakordim, për cilado elemente të marrëveshjes, është dakordim vetëm parimor, sepse nuk ka pajtim për asgjë përderisa nuk ka pajtim për çdo gjë, përkatësisht përderisa nuk ka pajtim për njohje reciproke”.

“Sekret i errët” fshihet pas vizitës së Xi Jinping

Presidenti kinez ‘po përdor’ Vuçiç për të ‘pushtuar’ Evropën

“Vuçiç e quajti ‘mik të madh’ të Serbisë”

REL: Synimi i Presidenti Xi Jingping në Beograd

Kurti: Lehtëson problemet me të cilat përballen qytetarët

Kosova merr vendim për pajisjen e serbëve me patentë “RKS”

BE 'lëshon dorën'/ Për Kosovën dhe Serbinë parakushte

Vendimi për planin miliardësh në mbështetje të Ballkanit