MENU
klinika

Çfarë do ndihmojë në rritjen ekonomike?

Parashikimi i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor

26.10.2020 - 06:55

Në raportin më të fundit periodik për vendet e Ballkanit Perëndimor, Banka Botërore analizon gjerësisht ecurinë e ekonomisë shqiptare si dhe pritshmëritë për të ardhmen. “Duke supozuar se pandemia do të vihet nën kontroll deri në fund të vitit, PBB-ja në vitin 2021 parashikohet të rikthehet në rritje me 5 përqind, për shkak të rimëkëmbjes së eksporteve, konsumit dhe investimeve.

Gjithashtu, vijimi i procesit të rindërtimit të strukturave të dëmtuara nga tërmeti pritet t’i japë hov rritjes ekonomike, siç ka ndodhur në situata të ngjashme në ekonomitë e tjera në zhvillim. Pas kësaj periudhe, rritja do të varet gjithnjë e më shumë nga konsumi privat, mbështetur nga rindërtimi pas tërmetit.