MENU
klinika

Tragjedi në Dibër

Nxirren të pajetë inxhinieri dhe dy punëtorët

29.10.2020 - 09:40

Tragjedi në Dibër! Nxirren pas 48 orësh tre trupa të pajetë nga miniera e Selishtës. 

Ka qenë vëllai i njërit prej tyre që ka shkuar në polici dhe ka bërë denoncimin, duke alarmuar dhe banorët e zonës, të cilët kanë shkuar te miniera ku ata punonin. Të pajetë nga miniera janë nxjerrë inxhinieri Ismail Hoxha, 62 vjeç, si dhe Fatos Cesku, 55 vjeç, dhe Rruzhdi Rushiti, 29 vjeç.

Pas alarmit të familjarëve për zhdukjen e tyre, forca të shumta policie kanë nisur kërkimet brenda minierës, ku në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë arritur të nxjerrin trupat e pajetë të punëtorëve.

Policia ka gjetur fillimisht vetëm rrobat dhe sendet personale të viktimave, ndërsa kur janë futur brenda në galeri, rreth 100 metra, kanë hasur në trupin e pajetë të inxhinierit Ismail Hoxha.

Më pas, janë gjetur të pajetë edhe dy minatorët Fatos Cesku dhe Rrushdi Rushiti. Sipas vëllait të inxhinierit, i cili bëri dhe denoncimin në polici për zhdukjen e tyre, viktimat dyshohet se i kanë mbytur gazrat brenda minierës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN