MENU
klinika

Tre pretendimet e kryedemokratit

PD padit në Gjykatë Erion Veliajn për shpifje ndaj Lulzim Bashës

03.10.2020 - 12:35

Partia Demokratike ka depozituar një padi në gjykatë për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Mësohet se me anë të kësaj padie, PD kërkon dënimin e Veliajt për “shpifjet e përsëritura kundër Kryetarit të PD, Lulzim Basha”.

Padia penale argumenton se “Erion Veliaj, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, duke shpifur për kundërshtarin politik, me qëllim që t’i dëmtojë imazhin zotit Basha”.

Mësohet se padia konsideron si 3 shpifje të Erion Veliajt akuzat se:
1. Kryetari i PD u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë.
2. Kryetari i PD ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë. 3. Kryetari i PD ka ndërtuar kate pa leje”.

Në padinë e ngritur nga PD, theksohet se: “Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është Kryetar i PD në opozitë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS”- thuhet në padinë e ngritur ndaj Erion Veliajt.