Një zjarrfikës vdiq dhe 19 persona janë shpallur të zhdukur në Francë dhe Itali pasi një stuhi goditi rajonet kufitare të dy shteteve, duke shkaktuar përmbytje të mëdha.
Stuhia, e quajtur Aleks, shkatërroi disa fshatra përreth qytetit të Nicës në rivierën franceze. Kryebashkiaku i Nicës Christian Estrosi e quajti katastrofën më të madhe të përmbytjes në zonë për më shumë se një shekull pasi pa gjithçka përmes një vëzhgimi me helikopter.
“Rrugët dhe rreth 100 shtëpi u shembën ose shkatërruan pjesërisht,” i tha ai kanalit francez të lajmeve BFM.
Të paktën tetë persona rezultojnë të zhdukur në Francë, thanë autoritetet. Ndërsa në Itali, një person ka vdekur dhe 11 të tjerë janë shpallur të zhdukur.
Një zjarrfikës u vra nga një pemë që ra në rajonin e Valle d’Aostas.
Zyrtarët në rajonin e Piemontes raportuan një shi rekord prej 630 mm në vetëm 24 orë në Sambughetto, afër kufirit me Zvicrën. Shefi rajonal i Piemontes Alberto Cirio i bëri thirrje qeverisë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
F.H