MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Përveçse për plagët, për çfarë mund ta përdor ujin e oksigjenuar?

23.10.2020 - 10:34

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përveçse për plagët, për çfarë mund ta përdor ujin e oksigjenuar?

Mjeku: Dezinfekton gojën dhe zbardh dhëmbët

Mund të përdoret si dezinfektues për kariesin e gojës dhe zbardhjen e dhëmbëve. Rekomandohet që të tresni dy lugë ujë të oksigjenuar në një gotë me ujë të zakonshëm dhe përsëriteni gar-gar disa herë në ditë për disa ditë rresht.

Ose dy apo tre pika ujë të oksigjenuar në furçën e dhëmbëve dhe kalojeni në mënyrë delikate nmes dhëmbëve dhe xhixhinvave për të luftuar bakteret.

Ndërsa për të zbardhur dhëmbët, përgatisni dy lugë të vogla me ujë të oksigjenuar, tre lugë të vogla me sodë për ti larë dhëmbët para se të përdorni kolinosin. Dhe këtë bëjeni për të paktën tre jave.

Ndihmon për zbardhje e njollave të lëkurës

Shpesh, veçanërisht në fytyrë, duar dhe krahë na shfaqen njolla të errëta për shkak të plakjes ose diellit. Në këto raste uji i oksigjenuar është një ilaç i mirë. Vendosni pak nga ky ujë në një copë pambuku të lagur dhe vendoseni direkt në njollë. Përsëriteni për disa ditë derisa të pastrohet. Nëse lëkura irritohet apo skuqet ndërpriteni këtë.

Për të luftuar puçrrat

Në këtë rast i referohet puçrrave që nuk kanë prani qelbi e për rrjedhojë bakteresh. Veprimi i ujit të oksigjenuar në këtë rast bën një dezinfektim të mirë dhe i jep mundësi lëkurës të oksigjenohet vetë duke shmangur formimin e puçrrave të tjera. Aplikojeni në një copë pambuku të lagur mbi puçërr dhe lëreni gjatë gjithë natës.

Eliminon erën e keqe të këmbëve dhe parandalon mykozat

Uji i oksigjenuar është një ilaç i shkëlqyeshëm për të larë këmbët dhe për të hequr erën e keqe që krijohet për shkak të përdorimit të këpucëve të mbyllura gjatë gjithë ditës dhe djersitjen e tyre. Holloni ujin e zakonshëm me ujin e oksigjenuar në raport të barabartë dhe mbajini këmbët tuaja për të paktën 10 minuta. Më pas thajini mirë.

Ilaç kundër gripit

Kur jemi me grip ndjesia më e bezdisshme është bllokimi i hundëve, duke mos na lejuar të marrim frymë mirë. Uji i oksigjenuar e eliminon këtë siklet. Hollojeni atë me ujë dhe me një pikatore vendosni 2-3 pika në çdo vrimë të hundës. Më pas shfryjini ato.

Pastrimi i veshëve dhe largimi i ujit të tepërt

Uji i oksigjenuar i holluar me ujë mund të jetë një zgjidhje e shkëlqyeshme për pastrimin e veshit, duke vendosur disa pika të tretësirës brenda, me ndihmën e një pikatoreje ose një copë pambuku. Në këtë mënyrë do të lironi veshët nga akumulimi i uji, veçanërisht pas notit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.