MENU
klinika

Atentat në Shkodër

Plagoset shefi i policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe

11.10.2020 - 12:10

Atentat me armë zjarri ndaj shefit të Policisë së Bashkiake në Malësinë e Madhe, ai është qëlluar mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se Xhelal Hasanaj ishte duke udhëtuar së bashku me djalin e tij, me makinën e Policisë Bashkiake, kur persona të paidentifikuar i janë afruar me motor dhe kanë qëlluar disa herë me plumba në drejtim të tyre.

Atentati ka ndodhur pranë te rrethrotullimi pranë “5 Heronjve të Vigut”, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur shefi i Policisë Bashkiake Xhelal Hasanaj dhe djali i tij Mentor Hasanaj.