MENU
klinika

U spostua gjatë tërmetit

Plot 130 kg eksploziv për prishjen e pallatit 14 katësh

03.10.2020 - 10:10

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT do të prishë sot pasdite, me shpërthim të kontrolluar një objekt (pallat) 14 katësh në Durrës. Ky pallat u spostua gjatë tërmetit te nëntorit te kaluar dhe nga ekspertët u klasifikua i pabanueshëm.

Sipas njoftimit nga IKMT, për realizimin e shpërthimit, janë hapur në trupin e objektit 5 mijë furnela (vrima) dhe do të përdoren 130 kilogramë lëndë eksplozive.

Vetëm pak ditë më parë, për dobësimin e strukturës së këtij pallati, IKMT kreu shpërthime të brëndshme. Deri tani vetëm në Durrës, janë prishur rreth 100 objekte të dëmtuara nga tërmeti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vijon vlerësimi në zonat e Durrësit

IKMT zbret në terren, shemben katër pallate në Thumanë