Ministri I Brendshëm Sandër Lleshaj tha sot në komisionin parlamentar të ligjeve se të gjithë ata punonjës të policisë, që shërbejnë në ruajtjen e objekteve, dhe janë në një moshë të thyer, do të zhvendosen nëpër shkolla.
Ministri I bëri këto deklarata nisur edhe nga incidentet që ka pasur në institucionet e arsimit, por nuk dihet nëse kjo është mënyra e duhur për të zgjidhur sigurinë në shkolla.
Kujtojmë se një ndër ngjarjet e fundit të ngacmimeve seksuale në shkollë, I përkiste një roje private në një shkollë në Kamëz që ishte I thyer në moshë.
“Kemi shumë punonjës që janë të vjetër në moshë dhe shërbejnë në ruajtjen e objekteve. E dimë se kemi pasur incidente në shkolla. Ndaj ata do të kalojnë në ruajtjen e këtyre objekteve” tha ministri.
Deklarata e tij pritet të ngjallë debat në shoqëri dhe në grupet e prindërve të nxënësve, duke marrë në konsideratë ngjarjet e fundit.