MENU
klinika

Hoti: Për të gjetur një emër, duhet të ndërtojmë një…

“Posti i Presidentit nuk mund të diskutohet në këtë kohë”

10.10.2020 - 19:51

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha se posti i presidentit nuk mund të diskutohet në këtë kohë.

Sipas tij, koalicioni aktual nuk mund të zgjedh presidentit dhe se për këtë kërkohet konsensus edhe me opozitën.

“Kur e kemi bërë koalicionin qeverisës nuk kemi biseduar për postin e presidentit. Për emrin e presidentit duhet të dalim përtej koalicionit qeverisës. Për të gjetur një emër, duhet të ndërtojmë një konsensus përtej këtyre votave që i kemi në Kuvend, sepse si koalicion qeverisës ne nuk mund ta zgjedhim të vetëm presidentin. Pra duhet edhe mbështetja e opozitës”, theksoi Hoti për RTK.

“Kur të vijmë te ajo pikë duhet të ulemi së bashku të gjitha grupet parlamentare të diskutojmë gjerësisht se kush është personi që e merr mbështetjen e së paku 80 deputetëve në Kuvend. Deri atëherë kjo çështje nuk hapet”, tha kryeministri Hoti.

"Vlerësoj idetë e Presidentes së Kosovës..."

Lajçak takon Osmanin në New York, detaje nga biseda

Investon miliarda euro për fitoren e mikut të tij

Zgjedhjet në SHBA, Vuçiç nis “fushatën” për Trump

BE “kërcënon” Kosovën dhe Serbinë

Si dialogu do të mbajë peng fondet e Planit të Rritjes

“Diskriminim në kufi të racizmit”

Analiza e REL: Si është të jesh shqiptar në Serbi?