11.10.2020 - 10:33
Naftëtarët e Ballshit prej 14 ditësh janë futur në grevë urie, pasi kërkojnë pagat e tyre dhe rikthimin në punë.
Mësohet se 3 naftëtarë janë dërguar me urgjencë në spital në gjenje të rënduar shëndetësore.
Naftëtarët vazhdojnë të bëjnë rezistencë në grevën e tyre pasi ata janë shprehur dita-ditës që nuk do të dalin nga aty pa u plotësuar kushtet e tyre.
Kujtojmë që ditën e djeshme në mbrojtje të naftëtarëve kanë dalë në protestë edhe qytetarë të Ballshit dhe naftëtarë të cilët nuk kanë marrë pjesë në grevën e urisë.
Edhe pse kanë kaluar 14 ditë që naftëtarët janë në greve ende nuk ka asnjë reagim për situatën e tyre.