MENU
klinika

Thirrje ushtarëve

Presidenti kinez: ‘Të përgatitemi për luftë’

14.10.2020 - 17:12

Presidenti kinez Xi Jinping u ka bërë thirrje trupave luftarake të “vendosin të gjithë mendjen dhe energjinë e tyre në përgatitjet për luftë”.

Këtë thirrje ai e bëri gjatë një vizite në një bazë ushtarake në provincën jugore të Guangdongut.

Gjatë një inspektimi të Trupave Detare të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit në Chaozhou City, Xinhua, Xi u tha ushtarëve “të jenë në gjendje gatishmërie të lartë” dhe u bëri thirrje atyre që të ishin të ndershëm, të sinqertë dhe të besueshëm.

Qëllimi kryesor i vizitës së Xi në Guangdong ishte mbajtja e një fjalimi në përkujtim e 40-vjetorit të Zonës Ekonomike Speciale, ‘Shenzhen’, e cila u krijua në 1980-ën për të tërhequr kapital të huaj dhe luajti një rol thelbësor në ndihmë të ekonomisë së Kinës për t’u bërë e dyta më e madhe në botë.

Por vizita ushtarake vjen ndërsa tensionet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara mbeten në pikën e tyre më të lartë ndër dekada, me mosmarrëveshjet mbi Tajvanin dhe pandeminë e koronavirusit duke krijuar ndarje të dukshme midis Uashingtonit dhe Pekinit.

Shtëpia e Bardhë njoftoi Kongresin e SHBA-së të hënën se po planifikonte të ecte përpara me shitjen e tre sistemeve të përparuara të armëve në Tajvan, sipas një ndihmësi të kongresit, duke përfshirë sistemin e përparuar të raketave të artilerisë së lartë (HIMARS).

Në një përgjigje të ashpër nga Pekini, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Zhao Lijian i bëri thirrje Uashingtonit “të anulojë menjëherë çdo plan të shitjes së armëve në Tajvan” dhe të ndërpresë të gjitha “lidhjet ushtarake SH.B.A.-Tajvan”.

Edhe pse Tajvani nuk është kontrolluar kurrë nga Partia Komuniste në pushtet e Kinës, autoritetet në Pekin këmbëngulin se ishulli demokratik, vetëqeverisës është një pjesë integrale e territorit të tyre, me vetë Xi që nuk përjashtoon ndërhyrjen ushtarake për ta pushtuar territorin nëse do jetë e nevojshme.

Pavarësisht nga mosmiratimi i qeverisë kineze, marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Taipeit janë bërë më të ngushta nën drejtimin e Trump.

Në gusht, sekretari amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, Alex Azar u bë zyrtari më i lartë amerikan që vizitoi Tajvanin ndër dekada, kur ai udhëtoi në ishull gjoja për të diskutuar për pandeminë.

Si përgjigje, Pekini shtoi stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit. Pothuajse 40 aeroplanë luftarakë kinezë kaluan vijën  mesatare mes kontinentit dhe Tajvanit.

Në një fjalim për “RAND Corporation” më 16 Shtator, Sekretari i Mbrojtjes i SH.B.A.-së, Mark Esper tha se Kina “nuk mund të krahasohet me Shtetet e Bashkuara” për sa i përket fuqisë detare dhe e etiketoi Pekinin si një “vend malinj”.

“Kina dhe Rusia po përdorin ekonominë grabitqare, përmbysjen politike dhe forcën ushtarake në një përpjekje për të zhvendosur ekuilibrin e fuqisë në favor të tyre, dhe shpesh në kurriz të të tjerëve,” i tha ai audiencës.

Në fillim të tetorit, Esper njoftoi planin e tij “Forca e Luftimit 2045”, i cili bën thirrje për një Marinë të zgjeruar dhe modernizuar të SH.B.A.-së prej 500 anijesh të drejtuara dhe pa pilot që do jenë gati deri në vitin 2045.

Përkthyer dhe përshtatur nga: cnn/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN