MENU
klinika

"U shërua nga COVID, por pasojat që i la..."

Presidenti Meta mesazh ngushëllimi për humbjen e mikut të tij

01.10.2020 - 17:00

Një nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e Presidentit Ilir Meta është ndarë nga jeta, edhe pse ishte shëruar nga koronavirusi, por pasojat që Covid-19 i la, nuk arriti t’i mundë.

Lajmin e ka dhënë vetë kreu i shtetit në një postim në rrjetet sociale ku shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të Hekuran Dokos.

“Hekurani ishte një bashkëpunëtor në kohë të vështira, i palëvizur në bindjet e tij. Ai kurrë nuk kërkoi të përfitonte nga miqësia jonë, përkundrazi la vend në zemrën e miqve të tij nga karakteri që kishte, integriteti dhe vlerat e larta njerëzore”, shkruan kreu i shtetit, teksa gjen rastin të përsërisë edhe një herë thirrjen “për secilin të tregojë kujdes personal duke respektuar të gjithë masat e këshilluara nga ekspertët”.

POSTIMI I PLOTE

Ndaj dhimbjen për humbjen e një miku besnik e zemërmirë, Hekuran Dokos, i cili edhe pse arriti ta largojë virusin nga trupi i tij nuk arriti t’i mundë pasojat që i la.

Hekurani ishte një bashkëpunëtor në kohë të vështira, i palëvizur në bindjet e tij. Ai kurrë nuk kërkoi të përfitonte nga miqësia jonë, përkundrazi la vend në zemrën e miqve të tij nga karakteri që kishte, integriteti dhe vlerat e larta njerëzore.

U prehsh në paqe miku ynë Hekuran Doko!

COVID-19 vazhdon të jetë rrezik e kërcënim për jetët tona. Është e rëndësishme për secilin të tregojë kujdes personal duke respektuar të gjithë masat e këshilluara nga ekspertët dhe të lehtësojmë punën e mjekëve e personelit shëndetësor në këtë betejë të gjatë e të vështirë. Njëkohësisht edhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë më tepër përgjegjshmëri.