Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen deklaroi sot se furnizimi i vendeve të BE me vaksina potenciale kundër Covid 19 mund të nisë seriozisht në Prill.
“Numri i madh i furnizimeve pritet të fillojë në Prill,” tha Von der Leyen në një konferencë për shtyp.
“Në skenarin më të mirë të mundshëm, marrëveshjet e parakohshme të blerjes për vaksinat Covid që kemi me kompanitë farmaceutike parashikojnë shpërndarjen e 20-50 milion doza të çdo muaj sapo kompanitë e para të jenë gati” shtoi ajo.
Presidentja e Komisionit Europian nënvizoi se “nëse të gjithë kandidatët për prodhimin e vaksinave do të jetë të suksesshëm, në 2021 do të kemi 1 miliard e 220 milion doza. Por edhe nëse të gjithë kandidatët nuk do të kenë sukses, ne do të jemi në gjendje të vaksinojmë 700 milion njerëz”.
Ndër të tjera ajo deklaroi se situata është shumë serioze dhe kërkon përgjigje të përbashkët nga të gjitha vendet anëtare.