22.10.2020 - 12:01
Princ Leka dhe bashkëshortja e tij Elia Zaharia janë bërë për herë të parë prindër të një vajze.
Çifti mbretëror ka vendosur që vajzës së tyre t’i lënë emrin si nëna e Lekës, Geraldina.
Mësohet se Elia e ka sjellë në jetë vajzën ditën e sotme në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, dhe gëzojnë shëndet të plotë si Elia edhe vajza.
Gjatë shtatzanisë, Elia ka vendosur të mos shfaqet, duke e mbajtur shtatzaninë të fshehtë për publikun.