MENU
klinika

"Pa teatër, nuk ka qytet"

Protesta në Itali, artistët shqiptarë rebelohen

13.10.2020 - 18:57

        E diela nxori në sheshet e Italisë, artistë që protestonin prej papunësisë së shkaktuar nga covid-19, ndërsa rrjetet sociale, nga peticione për çeljen e teatrove. Shqipëria, ende pa asnjë reagim të ngjashëm, përjashtuar rastet sporadike dhe të paorganizuara.

Me uljen e temperaturave dhe shirat, ato pak ngjarje artistike në mjedise të hapura, bëhen të pamundura. Por, të kontakuar nga mediet, artistë dhe drejtues të teatrove, janë shprehur për sezonin e ri artistik dhe mundësitë e përshtatjes me masat anticovid.

Aktori Naun Shundi, thotë se teatrot duhet të ishin hapur me kohë.

Drejtoresha e Teatrit të Korçës, Zamira Kita, pyet se “pse duhet të penalizohet teatri në skenë?”, ndërsa drejtorja e Teatrit të Shkodrës, Rita Gjeka, duke kujtuar se koha për shfaqje jashtë, mbaroi, gjen mundësi për shfaqjet në sallë.

Ndërkaq, aktorja dhe regjisorja, Suela Bako, pyet nëse do të kalojmë një vit të mbyllur?

Në këtë vazhdë, aktori dhe pedagogu Genc Fuga, thote se: Çdo hap për shfaqje në sallë, është shumë i vonuar.

Artistët janë të gatshëm të rifillojnë shfaqjet, si me ato të repertorit edhe me premiera, duke respektuar protokollet shëndetësore, në një kohë që janë hapur baret dhe restorantet.

Sipas Naun Shundit, të lësh një komb pa teatro, është krim. Me të njëjtën ide, Zamira Kita tregon se, teatri i Korçës mund të bëjë shfaqje me 30 për qind kapacitet, me një në tri karrige, për të ruajtur distancat.

Me të njëjten gatishmëri, është dhe “Migjeni” i Shkodrës.

Rita Gjeka thotë se, prej hapësirave të medha që ka, “Migjeni” ka mundësi që në sallë të mos lejojë më shumë se 50 për qind të publikut, duke hapur teatrin, ndërsa respektohen rregullat anticovid.

Njësoj si në Itali, edhe artistët shqiptarë, gjykojnë që teatrot janë vende të sigurta dhe shërbejnë për gjendjen psikologjike të publikut.

Aktori Naun Shundi, thotë se artistët janë të përjetshëm e politikanët, të përshkojnë. “Qeveria shkon e vjen, artistët i shërbejnë publikut, jo qeverisë. Pushteti s’mund të ndërpresë kulturën” – thekson ai.

Aktorja e drejtoresha Zamira Kita, pyet: Si do të jetojmë, pa teatro?

Për shkodranen e skenës, Rita Gjeka “një qytet, nuk është më qytet pa teatër, as spektatori jo e jo”.

Aktorja Suela Bako, beson se teatri nuk shpërndan covidin, as nuk është vatër për infeksionin, madje, teatri është ilaç për shërimin e shpirtit.

Edhe aktori Genc Fuga, shprehet se “është e kotë të merresh me humoristë-politikanë, apo me xhonglerë-politikanë. Ne e bëjmë më mirë dhe arti shëron, është medikament”.

Një barrë faji, Fuga e ngarkon në supet e artistëve dhe të minsitrisë së Kulturës, sa i takon situatës dhe mosrregullimit ligjor të profesioneve në art.
Sipas Fugës, “ministria pa strategji, as nuk na mumëroi!”

Teatrot janë mbyllur prej muajit mars dhe ende, nuk ka asnjë datë për rinisjen e shfaqjeve. Pos artistëve të punesuar e që paguhen, problem mbeten ata që punojnë me projekte. Skena nuk është e bashkuar dhe për Fugen, protesta e re duhet të jetë për ligjin e artit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shpërthen Liçaj: Nën rrënoja edhe kufomat e...

“Bashkë me teatrin, vdiq dhe një pjesë e imja”


"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe