MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse formohet këmba e sheshtë?

21.10.2020 - 10:22

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Pse formohet këmba e sheshtë?

Mjeku: Themi për një person që ka këmbë të sheshtë, kur në pozicionin drejt, e gjithë këmba është në kontakt me dyshemenë. Pra, këmba nuk e ka atë harkun e zakonshëm. Kjo është një patologji që në përgjithësi nuk provokon dhimbje dhe mund të shfaqet gjatë fëmijërisë, ashtu dhe ndër vite.

Por mund të çojë në një shtrirje jokorrekte të këmbës dhe kjo shkakton probleme në kavilje dhe në gjunj.

PSE KËMBËT JANË TË SHESHTA?

Gjatë fëmijërsisë është normale të kesh këmbët e sheshta, duke pasur parasysh se harku i këmbës formohet gjatë kësaj faze. Por tek disa persona harku nuk zhvillohet kurrë. Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërish që të shkaktojë probleme apo të jetë diçka negative.

Këmbët mund të bëhen të sheshta dhe me kalimin e viteve. Në këtë rast, zakonisht ndodh vetëm tek njëra nga këmbët. Mund të shfaqet për shkak të plakjes apo si rezultat i mbipeshës, një lëndimi apo sëmundjeje. Cilado prej këtyre situatave dëmton tendinat, domethënë pjesën që mbështet harkun.

Nga ana tjetër ka faktorë përcaktues që rrisin rrezikun që të vuani nga këmba e sheshtë. Përveç atyre që përmendëm më lart është dhe diabeti dhe artriti reumatoid.

Një studim i bërë nga Universiteti i Kilit konfirmon se:
“Gjendja ushqyese shoqërohet me rritje të incidencës së këmbës së sheshtë tek fëmijët. Në popullsinë fëminore mes 6 dhe 10 vjeç obeziteti është i lidhur me një ndryshim morfologjik të këmbës”

Për këtë arsye është e rëndësishme ti kushtoni rëndësi ushqimit, sidomos tek fëmijët. Obeziteti ndikon në zhvillimin e sistemit muskulo-skeletor.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.