Bota ka interes të dukshëm në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të SHBA-së, dhe madje edhe mes një pandemie shkatërruese, mundësia e ballafaqimit me një President të rizgjedhur, të guximshëm si Trump po gjeneron tashmë shumë frikë dhe pasiguri. Në Evropë, perspektiva e katër viteve të tjera me Trump mbush me shumë frikë shumë udhëheqës politikë.
Lidhjet përtej Atlantikut për çështje të tilla si tregtia, siguria dhe politika mjedisore mezi kanë mbijetuar këto katër vjet. Sigurisht, një luftë serioze tregtare përtej Atlantikut është shmangur deri më tani, por nëse Trump rizgjidhet ai mund të dëshirojë të bëjë real kërcënimin e tij të shpallur për të ulur numrin e makinave gjermane në rrugët e New York-ut.
Ai mbase mund të dojë të hapë konflikte të reja tregtare me Bashkimin Evropian, të cilin duket se e sheh si një partner tregtar edhe më armiqësor se Kina.
Çdo perspektivë e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës që punojnë së bashku për të reformuar Organizatën Botërore të Tregtisë për të balancuar Kinën do të zbehet shumë shpejt. Pastaj është NATO. Në një intervistë të fundit, ish-këshilltari i sigurisë kombëtar të Trump, John Bolton tha se ekzistonte një “rrezik shumë real” që Shtetet e Bashkuara të tërhiqeshin nga aleanca nëse Trump fiton një mandat të dytë.
Ndërsa disa e shohin pozitive një mundësi rizgjedhje të Trump. Parisi dëshiron të vazhdojë presionin e tij për “autonomi strategjike” për Evropën, ndërsa Downing Street do të jetë i qetë me në krye një mbështetës me ndikim të Brexit. Po ashtu në Varshavë dhe Budapest me siguri nuk po presin që fjalët e tilla si sundimi i ligjit të kthehen në fjalorin e Shtëpisë së Bardhë.
Por në përgjithësi, ne mund të jemi të sigurt se një presidencë e Joe Biden do të pritej me lehtësim të thellë.
Nuk ka dyshim se Vladimir Putin do të hidhte votën e tij për Trump. Por, pavarësisht nga pikëpamja e butë e presidentit amerikan për Putinin, marrëdhënia SHBA-Rusi ka shkuar qartë në tatëpjetë këto katër vitet e fundit. Një presidencë e Biden që forcon aleancat, mbështet Ukrainën dhe flet me zë të lartë për të drejtat e njeriut është sigurisht diçka që Kremlini mund të donte ta shmangte edhe pse një qasje më konstruktive për kontrollin strategjik të armëve do të ishte e mirëpritur.
Kina mund të jetë duke pritur një marrëdhënie mjaft konfliktuale nën drejtimin e Trump ose Biden. Ka pasur një ndryshim të qartë strategjik në Shtetet e Bashkuara.
Por në fund të ditës, Xi Jinping mund të jetë më mirë me Trumpin, të cilin ai mund ta tejkalojë privatisht për disa çështje kryesore dhe të cilit i mungon lidershipi për të mbledhur një front të bashkuar kundër Pekinit.
Në tregti, Trump ka treguar se ai në fund të fundit mund të blihet me disa elemente. Dhe ndërsa Kongresi mund të dëshirojë të jetë më i zhurmshëm për abuzimet e shumta të të drejtave të njeriut në Kinë, Trump nuk ka të ngjarë të ankohet.
Shumë nacionalistë sigurisht që do të ndihen të vetmuar nëse Trump largohet. Jair Bolsonaro i Brazilit dhe Rexhep Tajip Erdogan i Turqisë, flasin të njëjtën gjuhë force me të. Biden nuk ka të ngjarë të ketë të njëjtin nivel admirimi nga këta drejtues shtetesh.
E njëjta gjë mund të thuhet për Arabinë Saudite, e cila i është shumë mirënjohëse Trump që e mbrojti nga pasojat e luftës së mjerueshme në Jemen. Largimi i Trump është gjëja e fundit që i duhet Princit të Kurorës despotike, Mohammed bin Salman.
Në Teheran, pikëpamjet ka të ngjarë të ndahen. Ekziston një krah reformist që dëshiron të kthehet në negociata me Shtetet e Bashkuara dhe evropianët për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.
Por ka edhe forca më konservatore që kanë qenë në ngritje kohët e fundit. Për ta, Trump është provë e fortë se ata kanë pasur të drejtë gjatë gjithë kohës për negativitetin e Shteteve të Bashkuara.
Kryeministri Benjamin Netanyahu gjithashtu ka një të preferuar. Mbështetja e Trump për udhëheqësin e Izraelit dhe pozicionet e tij e kanë bërë mbështetjen për Izraelin një çështje shumë më të polarizuar në Shtetet e Bashkuara.
Në Nju Delhi, Kryeministri Narendra Modi padyshim që ndihet mirë me Trump dhe stilin e tij nacionalist, por administrata e tij mund të jetë e sigurt se një presidencë e Biden do të vazhdojë të forcojë lidhjet midis vendeve.
Kim Jong Un i Koresë së Veriut ka një afinitet personal për Trump edhe pse ai ka vazhduar të sfidojë Shtetet e Bashkuara dhe botën duke vazhduar të zhvillojë programin e tij bërthamor.
Burra shteti, kryeministra, presidentë dhe pjesa tjetër e botës thjesht janë të detyruar të shikojnë si do përfundojë fushata zgjedhore në SHBA. Por nuk varet nga askush prej nesh, edhe nëse do të na ndikojë drejtpërdrejt ose indirekt.
Përkthyer dhe përshtatur nga: The Washington Post/ F.H, konica.al