MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse lotojnë sytë?

19.10.2020 - 10:10

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Pse lotojnë sytë?

Mjeku: Shkaqet e lotimit të syve janë të ndryshme por në të gjitha rastet siç e thotë dhe emri bëhet fjalë për prodhim të tepruar të lotëve. Për të pasur një shëndet të mirë syri duhet të lubrifikohet por ndonjëherë lotët nuk gjejnë rrugëdalje për shkak të pengimit të kanalit të lotit, dhe në këtë rast ato dalin përmes qepallave.

KLASIFIKIMI

Ky çrregullim mund të klasifikohet në bazë të moshës:

Tek fëmijët:
Është një gjendje e zakonshme, por duhet ti kushtoni vëmendje gjithësesi për të shmangur pasojat e bezdisshme. Shkaqet në këtë rast shpesh i atribuohen një pengese të vogël të kanalit të lotit apo konjutivitit.

Mund të ndodhë gjithashtu kur fëmija është me virozë, alergji apo prania e një lëndimi të vogël. Nëse lotimi është i vazhdueshëm duhet të kontaktoni pediatrin për të sqaruar dyshimet dhe për të marrë trajtimin e duhur.

Dhe pse jo shpesh, ajo mund të prekë dhe të porsalindurit. Ndryshimi korneal shoqërohet me lotim të bollshëm dhe skuqje të syve.

Sytë lotues tek të rriturit
Tek të rriturit shkaqet janë ndryshe, megjithëse bllokimi i kanalit të lotit mbetet sërish arsyeja më e zakonshme. Shqetësime të tjera të lidhura me të janë:
Lodhja e syve, e shkaktuar nga përdorimi i tepërt i pajisjeve teknologjike
Tharje ekstreme e syve që nxit, si kompensim, prodhimin e lotëve
Shqetësime të lidhura me plakjen.

SHKAQET

Një lotim i vazhdueshëm mund të jetë i bezdisshëm edhe pse në përgjithësi shoqërohet nga një skuqje e qepallave, acarim, fryrje dhe djegie e syve. E rëndësishme është të dimë shkakun para se të nisim një trajtim specifik.

Bllokim i kanalit të lotit

Siç e thamë, lotët prodhohen nga gjendrat e lotëve, dhe kanë funksionin të mbajën të pastër dhe të lubrifikuar sytë. Çdo tepricë lotësh rrjeth përmes kanalit të lotëve në brendësi të hundës. Kur kanalet bllokohen, lotët nuk kanë nga të shkojnë dhe dalin përmes qepallave. Në këtë rast nuk ka ndonjë arsye të dukshme.

Specialistët e quajnë këtë gjendje dakriocistit dhe mund të jetë e lindur apo e fituar dhe karakterizohet nga një ngushtim i kanaleve të lotëve. Tek të rriturit forma kronike lidhet me plakjen. Ndërsa forma e lindur prek shpesh fëmijët e vegjël.

Sindroma e syrit të thatë

Sindroma e syrit të thatë shpesh vjen për shkak të çekuilibrit hormonal tek gratë; një tjetër arsye është edhe shkalla e lartë e ndotjes së ajrit. Mes simptomave shfaqen djegie, kruarje, fotofobi, ndjesi sikur i ke sytë pis dhe të rëndojnë qepallat. Dhe pse është pasojë e një prodhimi të dobët të lotëve, ky shqetësim shfaqet pikërisht tek sytë që lotojnë. Dhe kjo vjen sepse gjendrat punojnë më shumë, si një mekanizëm mbrojtës.

Lodhja e syve

Njihet dhe si astenopi, një çrregullim që hyn tek sëmundjet profesionale. Shfaqet me simptoma të ndryshme mes të cilëve dhe sytë që lotojnë.

Ajo është e lidhur me një përdorim të tepërt të pajisjeve elektronike, fenomen gjithnjë e në rritje e për më tepër tani që puna online po zbatohet gjithnjë e më shumë. Kjo klasifikohet brenda sindromës vizive nga kompjuteri dhe prek vetëm sipërfaqen e syrit, duke shkaktuar lotim.

Konjunktiviti

Bëhet fjalë për sëmundjen më të zakonshme të syrit. Prek të gjitha fashat e moshës dhe edhe pse është e bezdisshme është e lehtë për tu trajtuar.

Mes simptomave më të zakonshme të inflamacionit nga konjutiviti kemi sy që lotojnë, inflamacion, skuqje, sekrecione dhe sklepa në cep të syrit.

Fotofobia

Fotofobia është një çrregullim i karakterizuar nga paaftësia për të duruar dritën e fortë, qoftë kjo artificiale apo natyrale. Simptomat përfshijnë lotimin, nevojën për të mbajtur sytë mbyllur, djegie dhe skuqje. Gjithashtu mund të shkaktojë nauzea, të vjella, dhimbje koke dhe marrje mendsh.

SHKAQE TE TJERA JO TË ZAKONSHME

Përveç shkaqeve të mësipërme sytë që lotojnë shpesh lidhen dhe me alergji si riniti, temperatura, e qeshura, mërzitja e madje dhe e vjella. Në asnjë nga këto raste nuk duhet të shqetësoheni pasi bëhet fjalë për një reagim që vjen nga një nxitje e jashtme

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.