MENU
klinika

Pyetja që mjekësia nuk i jep dot përgjigje

Pse në Wuhanin famëkeq po lulëzon jeta?

04.10.2020 - 09:55

Sot, vetëm disa muaj më vonë, kryeqyteti i provincës Hubei në Kinën qendrore nuk përmendet fare në mediat botërore. Vetëm këtu dhe atje publikohen disa lajme, të cilat, në fakt, janë krejtësisht të ndryshme nga ato që priteshin.

“Mijëra njerëz në festivalin në parkun ujor”, “Party pa maska”, “Wuhani ende pa infektime të reja”, “Jeta ka lëvizur përpara”, janë vetëm disa nga titujt që mund të gjenden, të cilat dëshmojnë se situata në Wuhan është plotësisht ndryshe nga ai i disa muajve më parë.

Pa transmetim lokal

Për më tepër, ndërsa në pikat e nxehta të reja si Amerika Veriore dhe Jugore, Evropa dhe Azia Juglindore, beteja me virusin vazhdon, Wuhani është etiketuar “vendi më i sigurt në Kinë”. Kështu që lind pyetja se si shkoi nga qyteti kinez më i prekur me 85,500 raste dhe më shumë se 4,600 vdekje, aq sa pretendon të ketë regjistruar Kina, te një “mrekulli pandemike”?

Vendi më i izoluar në botë, qyteti fantazëm, pika zero e pandemisë së koronavirusit … Sytë e të gjithë botës u përqendruan në Wuhan në fillim të vitit, pasi një koronavirus i ri ishte përhapur nga atje, më saktësisht nga një prej tregjeve.

Fotografitë e rrugëve të zbrazëta, pa një njeri apo automjet të vetëm, udhëtuan nëpër botë dhe askush nuk u lejua fjalë për fjalë të hynte ose dilte nga ky qytet, i cili në atë kohë numëronte më shumë se 400 të infektuar dhe kishte 17 vdekje.

Wuhani ishte në karantinë për 76 ditë të plota dhe lehtësimi i parë i masave u njoftua vetëm në mars, kur një person nga secila familje u lejua të largohej nga shtëpia për vetëm dy orë. Pastaj dyqanet dhe qendrat tregtare filluan të hapeshin, transporti publik filloi të funksiononte përsëri dhe njerëzit u nisën të ktheheshin në punë derisa më 8 prill bllokimi i plotë të hiqej përfundimisht zyrtarisht.

Qytetarët u çlodhën

Vetëm disa ditë pasi shkollat ​​u rihapën në Wuhan dhe pasi u njoftua zyrtarisht se nuk kishte më pacientë të infektuar në spitale, qyteti vendosmërisht vendosi të mos përsërisë skenarin e fillimvitit dhe filloi realizimin e një plani ambicioz për të testuar të gjithë popullsinë e vet. Njerëzit prisnin në radhë në shi për tamponin.

Plani me sa duket funksionoi dhe virusi u rikthye nën kontroll. Asnjë transmetim lokal nuk është konfirmuar në Wuhan që nga maji, dhe ka pasur vetëm disa raste të veçuara koronavirusi. Me kalimin e kohës, qytetarët e kuptuan se mund të relaksoheshin dhe se jeta pas një pandemie mund të mos ishte një shenjë e panikut të vazhdueshëm.

Prandaj, përgjigja në pyetjen se pse qytetarët e Wuhanit organizojnë festivale të mëdha muzikore dhe pse nuk mbajnë maska ​​në klube, vjen e thjeshtë: sepse ata mendojnë se janë të sigurt.

Megjithatë, nga pikëpamja e ftohtë mjekësore, ende nuk jepet përgjigje shkencore se pse ndërsa bota po përjeton një “valë të dytë”, vatra fillestare e COVID1-19 është një “tjetër planet”. Kjo është dhe ironia më e madhe për momentin, apo ndryshe një lloj tjetër “pabesie” e virusit, i cili ka bërë të ngrejë duart lart jo vetëm menaxhimi politik botëror por dhe mjekësia botërore. /tesheshi/