MENU
klinika

Çfarë do të fitojë bota nga kjo?

Pse teza e ankandeve rrëmbeu çmimin Nobel?

13.10.2020 - 10:25

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave nderoi dy profesorë amerikanë në Universitetin e Stanfordit me çmimin Nobel në Ekonomi. Po flasim për Paul Milgrom 72 vjeç dhe mbikëqyrësin e tezës së tij Robert Wilson 83 vjeç. Profesorët vlerësuan për tezën “përparimet në teorinë e ankandit dhe shpikjen e sisteme të reja ankand”.

Por kush janë Paul Milgrom dhe Robert Wilson? Çfarë përfiton bota nga teza e tyre?

Paul Milgrom lindi në Detroit në vitin 1948. Është diplomuar në Universitetin e Michiganit në 1970 dhe ka ushtruar profesionin e vetë në Universitetin e Stanfordit që në vitin 1987. Kolegu i tij, me të cilin do të ndaj çmimin prestigjoz, Robert Wilson, ka lindur në Nebraska në 1937. I diplomuar në Universitetin e Harvardit, është profesor i Ekonomisë në Shkollën e Biznesit të Universitetit të Stanfordit.

Teza e tyre, e përmendur dhe më sipër, lidhet me përmirësimin e ankandeve. Ankandet kanë qënë pjesë e pandarë e përditshmërisë ekonomike anembanë botës.

“Paul Milgrom dhe Robert Wilson, kanë studiuar se si funksionojnë ankandet. Ata, gjithashtu, kanë përdorur njohuritë e tyre për të hartuar formate të reja ankandi për mallra dhe shërbime që janë të vështira për t’u shitur në një mënyrë tradicionale, siç janë radiofrekuencat. Nga gjetjet e tyre kanë përfituar shitësit, blerësit dhe taksapaguesit në të gjithë botën.

Njerëzit gjithmonë i kanë shitur gjërat ofertuesit më të lartë, ose i kanë blerë nga kushdo që bën ofertën më të lirë. Në ditët e sotme, objektet me vlerë shumash astronomike parash ndryshojnë duart çdo ditë në ankande, jo vetëm objektet shtëpiake, arti dhe antikuarët, por edhe sigurimet, mineralet dhe energjia. Prokurimet publike gjithashtu mund të kryhen si ankande. Duke përdorur teorinë e ankandit, studiuesit përpiqen të kuptojnë rezultatet e rregullave të ndryshme për ofertat dhe çmimet përfundimtare, formatin e ankandit…”– tuhej në deklaratën për shtyp që shoqëroi shpalljen e fitues të çmimit Nobel për 2020.

Prokurimet publike dhe format moderne të transaksioneve ekonomike në periudhën e sotme dixhitale, kanë marrë në njëfarë mënyre përmasat dhe formën e ankandeve.

Teoria e Robert Wilson në lidhje me ankandet e objekteve me një vlerë të njëjtë shpjegoi arsyet pse ofertuesit racionalë priren të vendosin oferta nën vlerësimin e tyre në lidhje me vlerën e përbashkët. Nga ana tjetër, kolegu i tij Paul Milgrom zhvilloi një teori më të përgjithshme të ankandeve, e cila vendos theksin jo vetëm te vlera e përbashkët, por edhe te vlera private që ndryshon në ofertues të ndryshëm.

Milgrom analizoi strategjitë e ofertave në një numër të madh formatesh të njohura të ankandit, duke shpjeguar se të ardhurat e pritshme do të rriten në momentin që ofertuesit mësojnë më shumë rreth vlerave të vlerësuara të njëri-tjetrit gjatë ankandeve. Milgrom dhe Wilson arritën të zbulojnë formate të reja të ankandeve kur flitet për shumë objekte të ndërlidhura njëkohësisht nga një shitës i motivuar jo vetëm nga rritja e pasurisë, por nga përfitimi i gjerë shoqëror.

Një numri i madh i objekteve ishin lënë në hije në analizën e formateve “standarde” të ankandit. Këtu mund të përmenden frekuencat e radios, të cilat duhet të shiten në një ankand me shumë objekte me shitje të njëkohshme, për shkak të plotësueshmërive gjeografike dhe teknike. E njëjta gjë vlen edhe për ankandet e energjisë elektrike, për shkak të ekonomive të shkallës dhe fushëveprimit në shpërndarjen e energjisë elektrike.

Ky çmim shtyn politikën të fokusohet në tematika të caktuara të rëndësishme për mirëfunksionimin e sistemit ekonomik.