Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot videon me planin se si do devijojë trafiku nga sot, kur kalimi tek ish-sheshi Shqiponja është ndaluar për shkak të punimeve që po kryhen për Unazën e Madhe të Tiranës.
Më këtë video, Rama i jep përgjigje dhe kritikëve që flasin për trafikun që do sjellë për disa muaj mbyllja e këtij segmenti.
Sipas Ramës, punimet në këtë zonë “për 3 vite i bllokuan ata që i lanë rrugët rrugëve”.
POSTIMI I PLOTE
MIRËMËNGJES
dhe me këtë video informuese mbi planin menaxhimit të trafikut që nis sot në nyjen e SHESHIT SHQIPONJA, për shkak të punimeve që po kryhen në UNAZËN E MADHE të Tiranës të cilën për 3 vite e bllokuan ata që i lanë rrugët rrugëve, ju uroj një javë të mbarë