Presidenti amerikan Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, Joe Biden kanë shmangur pyetjet kryesore në përballjet televizive me votuesit.
Republikani Trump, refuzoi të fliste për konspiracionin online që qarkullon ndërsa Demokrati Biden, nuk tregoi planet e tij për Gjykatën e Lartë.
Të dy kandidatët ishin në mbrojtje të vetes së tyre në garë, pavarësisht se për çështje të ndryshme.
Sondazhet e kryera online të cilat marrin për bazë mendimin e popullatës së SHBA-së janë në favor të Biden deri në këto momente.
Aktualisht kanë votuar deri në 18 milionë njerëz ndërsa për SHBA-në afron dita vendimtare.
Fjalimet e tyre të së enjtes mbrëma me pyetje përgjigje të votuesve në live Tv zëvendësuan një debat të dytë që do zhvillohej ballë-përballë mes dy kandidatëve por që u anulua për shkak të diagnostikimit me koronavirus të Trump.
Cilat ishin momentet kryesore për Trump?
Gjatë eventit televiziv të organizuar nga rrjeti TV NBC në Miami, Florida, presidenti u pyet në lidhje me teorinë e konspiracionit QAnon, pasuesit e së cilës besojnë se Trump po lufton një rrjet klandestinësh elitar, ku përfshihen komplote satanike dhe trafikim fëmijësh.
Kur gazetarja, Savannah Guthrie e pyeti Trump për këtë çështje, ai u përgjigj: “Unë nuk di asgjë për QAnon”.
Trump më shumë u përqëndrua tek zgjedhjet dhe tha: Unë dua që të jenë zgjedhje të ndershme.
Po ashtu ai shmangu pyetjet e tjera në lidhje me kujdesin shëndetësor për veten e tij dhe lidhur me çështjen e deklarimit të taksave. Ai u pyet nësë bëri një test koronavirus ditën e debatit të tij të fundit me Biden. Pëgjigja ishte: “Ndoshta e bëra, ndoshta nuk e bëra”.
Pjesën më të madhe të intervistës Trump e kaloi duke debatuar me gazetaren.
Cilat ishin momentet kryesore për Biden?
Ndërsa kandidati demokrat u shqetësua kur u pyet gjatë intervistës në TV ABC në Filadelfia nëse ai mbështeste shtimin e vendeve në Gjykatën e Lartë të SHBA dhe emërimin e gjyqtarëve për të ndikuar në ekuilibrin ideologjik të vendimeve të tij.
Biden kohët e fundit ka ngritur pikëpyetje mbi këtë çështje duke i bërë konservatorët të argumentojnë se ai po planifikon të ndërhyjë në gjyqësor, e cila është dega e tretë e qeverisë amerikane.
Biden devijoi përsëri kur u pyet nëse roli i tij për hartimin e projekt-ligjit mbi krimet e vitit 1994, të cilin lëvizja Black Lives Matter e ka fajësuar për burgosjen masive të Afrikano-Amerikanëve, ishte një gabim.
Përkthyer dhe përshtatur nga: bbc/ F.H, konica.al