– Qeveria depozitin Pr.ligjin për blerjen e vaksinës anti-COVID. 1 mln e 140 mijë vaksina anti-COVID do të blihen për 3.9 mln $. Kjo vjen si rezultat i marrëveshjes që ka bërë Shqipëria me kompaninë ‘Covax’ për vaksinën anti-COVID.
156 vende të botës i janë bashkuar skemës globale COVAX, mes tyre edhe Shqipëria, e cila synon shpërndarjen e ndershme të vaksinës kundër Covid-19. Bëhet fjalë për një aleancë që udhëhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Synimi i COVAX është që në fund të vitit 2021 të shpërndajë 2 miliardë doza vaksinash në të gjithë botën, duke u dhënë prioritet punonjësve të shëndetësisë dhe më pas kategorive të qytetarëve të rrezikuar në çdo vend pjesëmarrës, pavarësisht nivelit të të ardhurave.