MENU
klinika

Së shpejti Porti i Durrësit, ‘de facto’ edhe i Kosovës

Rama: Ambicia jonë, heqja përfundimtare e kufirit

02.10.2020 - 10:38

Kryeministri Rama u shpreh në takimin me delegacionin e qeverisë së Kosovës, se ambicia e përbashkët e tyre është heqja përfundimtare e kufirit mes dy vendeve.

“Ambicia jonë është heqja e kufirit në funksion të zbatimit të 4 lirive të BE-së në rajonin tonë duke nisur nga më e thjeshta dhe më kuptimplota heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme që të dyja ministritë e Brendshme e dy qeverive të intensifikojnë punën dhe të krijojnë një database të përbashkët për të mundësuar kontrollin në kohë reale të hyrjeve e daljeve në të gjitha pikat kufitare të perimetrit tonë të përbashkët që do na mundësonte hapjen përfundimtare të kufirit pa humbur asnjë centimetër në frontin e betejës kundër aktiviteteve të paligjshme dhe abuzimit me lirinë e lëvizjes”, tha Rama.

Kryeministri thotë se me shndërrimin e Portit të Durrësit në port de fakto i Kosovës, të gjitha mallrat që do të zbarkojnë në Durrës do të trajtohen si një hyrje në Kosovë. Por kjo sipas Ramës nuk duhet të jetë ambicia e vetme e dy vendeve.

“Shndërrimi i Portit të Durrësit në një port de fakto të Kosovës, do të trahjtohet si një hyrje në Kosovë në momentin kur mallrat të zbarkojnë në Durrës. Ky është një hap i rëndësishëm sepse Porti i Durrësit do të kthehet në një port strategjik.

Ambicia jonë nuk duhet të ndalet në një stacion apo pikë kalimi doganor, por me këtë marrëveshje ne do mundësojmë dhe ligjërisht njohjen automatike të agjentëve doganor të dy vendeve. Lehtësi këto që shënojnë hapjen e një kapitulli të ri të bashkëpunimit të mirëfilltë doganor.

Po realizojmë një port të përbashkët në Durrës, të Shqipërisë dhe Kosovës dhe të gjithë rajonit, që padiksutim kërkon vetiu një lidhje të shumfishtë që ëhstë hekurudha”, tha Rama.