MENU
klinika

“Shteti po humb miliona”

Rama i kthehet Metës: Nuk kemi asnjë proces të humbur në arbitrazh

02.10.2020 - 13:43

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta lidhur me akuzat  që ky i fundit bëri për vendimet e Arbitrazhit që ka dhënë kundër qeverisë shqiptare.

Në konferencën me gazetarët, Rama u shpreh se Qeveria shqiptare s’ka humbur asnjë gjyq deri tani në Arbitrazh.

Kryeministri ka theksuar se ka angazhuar dhe avokaturën e shtetit dhe avokatë të huaj që të ndalojnë dhe t’i zmbrapsin këto vendime kundër Shqipërisë.

“Sic nuk mund të flas dot për njërin, nuk flas as për tjetrin në prani të mikut që na nderon sot. Por ne emër të fakteve, kjo nuk është për autorin e akuzës, është për ju të gjithë. Ka disa kohë që është ngulur në opinion ideja që ne kemi humbur arbitrazhe, madje një pjesë e njerëzve mendojnë se ne i kemi paguar edhe paratë e humbjeve

Po ju gazetarët ca bëni? Pse nuk e shikoni a është e vërtetë kjo, sepse proceset mbarojnë kur mbarojnë, jo kur janë në mes.

Deri tani nuk kemi asnjë proces në arbitrazh ku ne të kemi humbur. Kemi skuadra të përbashkëta të avokaturës së shtetit dhe avokaturave të huaja dhe po punojnë për ti zmbrapsur këto vendime që janë të natyrës paraprake.

Mirë ata që e kanë detyrë ndaj një populli të tërë që mos ja kërcasin kokoshkës, por ju duhet të bëni verifikime që njerëzit mos zhytën në llumin e gjysmë të vërtetave

Kemi fituar procese në arbitrazhe, por nuk kemi humbur asnjë. Vazhdojmë përpjekjet në rrugë legale për ti zmbrapsur këto vendime.

Ka edhe një rregull, që nuk duhet bërë komente. Sepse çdo koment konsiderohet shkelje e procesit të rregullit gjyqësor.

Llogariteni vetë, autorin me këtë fakt dhe imagjinoni sa shumë e ka mendjen te Shqipëria. E lemë me kaq, se nuk dua të hyjmë më thellë në respekt të asaj që thashë”, tha kryeministri Rama.