Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet për rindërtimin e banesave individuale të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit në Fushë-Krujë.
Rama është shfaqur me një “look” ndryshe këtë herë teksa nuk ka pranuar t’i mbajnë çadrën. Me një maskë të zezë ku ka të stampuar trëndafilin rozë dhe pelerinë, Rama ka inspektuar zonën ku do të ndërtohet një lagje e tërë me shkolla, qendra shëndetësore dhe apartamente për të prekurit nga tërmeti.
Postimi i Ramës:
Në kantierin e lagjes së re, ku pas përfundimit të infrastrukturës, ka nisur puna për ndërtimin e banesave individuale për familjet e mbetura pa shtëpi në natën tragjike të 26 nëntorit dhe së shpejti nis puna edhe për pallatet e reja
15 pallate banimi me 100 apartamente, 128 shtëpi individuale, shkolla, qendra shëndetësore, zyra shërbimesh publike, zona të gjelbërta si edhe një treg modern për produktet e zonës, do të shtrihen në 10 hektarë tokë dhe do të ndryshojnë rrënjësisht cilësinë e jetës së fëmijëve, prindërve, gjyshërve, që së shpejti do të banojnë në lagjen e re
**qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara