MENU
klinika

"Jemi në një fazë shumë të rëndësishme...."

Rama nga Fieri: Synojmë të ndërtojmë gazsjellësin Adriatiko-Jonian

08.10.2020 - 13:43

Kryeministri i vendit, Edi Rama bashkë me ministren Balluku nga Fieri kanë deklaruar se kanë për synim të ndërtojnë gazsjellësin Adtiatiko-Jonian .

Në një takim ku është prezantuar Ndërmarrja e re e Mirëmbajtjes së Rrjetit të Gazit, Rama është shprehur se kjo ndërmarrje është ndërtuar sipas modeleve industriale të SNAM dhe me të gjitha standardet ndërkombëtare të funksionimit.

Ndër të tjera ka thënë se ky investim do të ndikojë drejtpërdrejtë në uljen e kostove të energjisë elektrike.

“Jemi në një fazë shumë të rëndësishme për sektorin e energjisë” ka thënë kryeministri.

Ministrja Balluku ka deklaruar se pjesë e këtij projekti dhe kësaj qendre do jenë 36 te rinj e të reja të cilët kanë fituar “Pakin për Universitetin”

“25% e aksioneve si përkasin SNAM” ka deklaruar ministrja.